Shkollat teologjike të lindjes

Shkollat teologjike të lindjes

Shkollat teologjike të lindjes Literatura teologjike antiheretike e shekullit II solli nevojën e paraqitjes sistematike të mësimdhënies kristjane. Kjo shpuri në krijimin e shkollave teologjike të epokës. Në luftën për mbrojtjen e doktrinës së mirëfilltë u shquan disa qendra të kulturës kishtare, ku milituan burra të shquar, për mbrojtjen e mësimeve të predikuara nga Jisu Krishti; duke hedhur kështu bazat e disa shkollave teologjike, siç ishin shkollat e Aleksandrisë, Antiokisë dhe Qesarisë. Të gjitha këto shkolla teologjike, luajtën një rol të rëndësishëm, në historinë e kishës së periudhës së parë. Terreni për zhvillimin dhe lulëzimin e shkollave teologjike, u pregatit nga apologjistët.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]