SHKOLLAT E MESME INDUSTRIALE


SHKOLLAT E MESME INDUSTRIALE
✤ Institucione arsimore të mesme profesionale me afat katërvjeçar për specialitete të ndryshme si: mekanik i përgjithshëm, teknolog, riparues axhustator, motorist gjenerik, mekanizator i bujqësisë, elektrik, elektronist industrial etj., Janë ngritur tnbi bazën e shkollës tetëvjeçare. Këto shkolla funksionojnë në të gjitha rrethet e vendit dhe i përgatisin nxënësit për sektorë të ndryshëm të ekonomisë, për të punuar në degët kryesore të prodhimit industrial. Dery më 1969 këto shkolla quheshin «teknikumg», «politeknikume» etj. Një nga shkollat më të mëdha e më të vjetra industriale është shkolla e Mesme Industriale «7 Nëntori» (Politeknikumi «7 Nëntori», shih). (Sh.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkollat E Mesme Industriale


[cite]