SHKOLLAT E MESME PEDAGOGJIKE


SHKOLLAT E MESME PEDAGOGJIKE
✤ Institucione arsimore të mesme profesionale mbi bazën e shkollës 8-vjeçare, me afat 4-vjeçar, që përgatitin edukatorë për kopshtet e fëmijëve dhe kontingjente për institutet e larta pedagogjike për degën e mësuesve të kl. I-IV të shkollës 8-vjeçare me arsim të Iartë. Ndër Sh. e M.P. më të vjetra të vendit tonë janë Shkolia Normale e Elbasanit (1909, shih), Normalja e Beratit e themeluar nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës më 1913, Normalja e Shkodrës (sot shkolla e mesme pedagogjike «Shejnaze Juka») e themeluar më 1917, Instituti Femëror i Tiranës (shih), Normalja e Korçës (1924) etj. Pas Çlirimit, rrjeti i Sh. të M. P. u shtri në të gjitha rrethet kryesore të vendit.

(Sh.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkollat E Mesme Pedagogjike


[cite]