SHKOLLAT E MESME TË MJESHTËRISË SPORTIVE


SHKOLLAT E MESME TË MJESHTËRISË SPORTIVE
✤ Institucione arsimore të mesme profesiorale me afat katërvjeçar për specialitete si: futboll, atletikë dhe gjimnastikë, të ngritura mbi bazën e shkollës tetëvjeçare. Në këto shkolla nxënësit pranohen me konkurs dhe aftësohen për të marrë pjesë në aktivitetet sportive si edhe për të ndjekur shkollën e lartë të kulturës fizike e të sporteve. Përveç mësimeve, zhvillohen praktika mësimore, puna prodhuese, edukimi ushtarak, takime sportive etj. Nxënësve u jepen kultura e përgjithshme, bazat teorike-shkencore e praktike ta përgatitjes së përgjithshme fizike e speciale, të përgatitjes teknike e taktike, si dhe njohuri e shprehi elementare për organizimin dhe zhvihimin e veprimtarive sportive.

(Sh.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkollat E Mesme Të Mjeshtërisë Sportive


[cite]