SHOQËRIA AGIMI


SHOQËRIA AGIMI
✤ Shoqëri klerikalegjuhësore, e krijuar nga Ndre Mjeda në Shkodër ml 1901. Një ndër qëllimet e sai ishte edhe hartimi i një alfabeti të ri pa dyshkronjësha dhe me shenja diakritike. Alfabeti ishte hartuar sbumë kohë më parë ‘nga N. Mjeda. Shoqëria .botoi rreth 25 tekste të ndryshme për shkolla fillore katolike, kalendarin «Dija» (1906, shtypej në Vjenë), ‘ fletoren «Dashamiri» (në Trieste), që drejtohej nga Mati Logoreci e ndonjë lihër tjetër. shumica e shqiptarëve të Bukureshtit, duke qenë në lidhj’e të ngushtë me Komitetin e Stambollit, vazhdoi punën e; filluar nga shoqëria e mëparshme dhe i dha një ndihmesë të çmuar lëvizjes politike e kulturore. Shoqëria «Dituria» hotoi për nevojat e shkollave shqipe «Abetaren», «Shkronjëtoren» (gramatikën) dhe «Dheshkronjën» (gjeografinë) të , përgatitura nga Sami Frashëri, «Këndonjëtoren» (në dy pjesë), «Istorinë e Përgjithshme», «Dituritë» dhe «Vjersha për mësonjëtoret të para» të përgatitura nga Naim Frashëri, «Numeratoren» (Aritmetikën) dhe «Mirëvetinë» (mësime morali). përgatitur nga Jani Vretoja etj. Gjatë të njëjtës periudhë shoqëria botoi edhe një numër veprash poetike, sidomos të Naim Frashërit si «Dëshira e vërtetë e shqiptarëve», «Bagëti e Bujqësi», «LuIet e Verës» etj. Këto botime u shpërndanë në Shqipëri dhe kudo ku kishte shqiptarë të mërguar. Ndihmë të madhe shoqëria dha për çeljen e shkollave shqipe (të Shkollës së parë kombëtare në Korçë etj.).

Në vitet e fundit të shek. XIX, me anën ke gazetës, «Shqipëria» dhe të memorandumeve të ndryshme, shoqëria mbrojti të drejtat e kombit shqiptar dhe kërkesat për autonominë e Shqipërisë. Shoqëria tjetër «Drita» e vazhdoi veprimtarinë nën kryesinë, e N. Naços (shih). Në vitin 1908, bashkë me .shoqëritë e tjera të Bukureshtit «Dituria» u shkri në shoqërinë «Bashkimi».

(H.My.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shoqëria Agimi


[cite]