Shoqëritë Biblike
Më të rëndësishmet janë Shoqëria Biblike e Londrës e krijuar në 1804; Shoqëria Biblike e Berlinit e themeluar në 1814; Shoqëria Biblike e Nju Yorkut e organizuar në 1817 etj; Këto shoqëri kishin përkthyer, botuar dhe shpërndarë deri në vitin 1936 më tepër se 200.000.000 Bibla në afro 400 gjuhë të huaja dhe dialekte. Deri atëherë numri i paganëve të konvertuar në kristianizëm në të gjithë botën ishte 12.000.000.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Shoqëritë Biblike" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/shoq%c3%abrit%c3%ab-biblike