Shpërfytyrimi
Shpërfytyrimi ndodhi dyzetë ditë pas vuajtjeve të Krishtit. Ai e zgjodhi këtë moment të veçantë që t’u shfaqte dishepujve diçka nga lavdia e Tij hyjnore, me qëllim që të bëhej gati të duronte vuajtjet mbi kryq. Shpërfytyrimi na paraqet potencialin e plotë të natyrës njerëzore dhe lavdinë, e cila do të mbulohet përsëri nga hiri i Perëndisë. Tre dishepujt, Pjetri, Jakobi dhe Joani u bënë dëshmitarë të lavdisë së Krishtit. Ata e panë fytyrën e Tij “të ndriçonte si diell”.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]