SHPËRNDARJA SIPAS PUNËS


SHPËRNDARJA SIPAS PUNËS
✤ Ligj ekonomik i ‘veçantë i socializmii që rregullon shpërndarjen e iondit të produktit për vete midis punonjësve të sferës së prodhimit material e jomaterial. Kërkesa kryesore e këtij ligji është që shpërndarju të bëhet sipas sasisë dhe cilësisë së punës që harxhon çdo anëtar i shoqërisë. Në RPS ië Shqipërisë për punë të barabartë (sasi e eilësi) jepet shpërblim (pagë) i barabartë, pavarësisht nga mosha, ,‘gjinia, kombësia dhe raea. Sasia e shpërblimit varet nga shkalla e kualifikimit që ka punonjësi, nga rëndësia që ka dhe vështirësia që paraqet dega e ekonomisë dhe nga rezultatet që arrihen në prodhim dhe në përdorimin e mjeteve materiale të planifikuara.

Sh. S. P. në socializëm siguron barazinë shoqërore për të gjithë anëtarët e shoqërisë, sepse pqr të caktuar pjesën që u takon atyre të marrin nga fondi i produktit për vete, përdoret një masë e vetme dhe e njëllojtë për të gjithë: puna. Kjo përhën një fitore të madhe historike të socializmit.

Sh. S.P. zbatohet për të gjitha llojet e veprimtarisë shoqërore (sfera e prodhimit material e jomaterial) si dhe në të dyja format e pronës socialiste (shtetërore e kooperativiste). Zbatimi në jetë me vazhdimësi i kërkesave të ligjit të Sh. S.P. nxit pjesëmarrjen në punë, shtimin e produktit shoqëror, rritjen e rendimentit të punës, përmirësimin e cilësisë së produkteve, uljen e kostos dhe ngritjen e kualifikimit të punonjësve. Ai mbyll shtigjet për degjenerimin kapitalist të marrëdhënieve socialiste të shpërndarjes, duke mos lejuar pabarazi të thellë ekonomike midis punonjësve. (S.Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shpërndarja Sipas Punës


[cite]