SHPËRNDARJA TERRITORIALE E INDUSTRISË
✤ Përfaqëson shtrirjen sipas rretheve të ndryshme të vendit të prodhimit industrial dhe të fondeve kryesore të fuqisë punëtore dhe të industrisë. Sh. T. e I. kushtëzohet nga kushtet natyrore (si pasuritë natyrore, klima, toka, relievi etj.) dhe ekonomike (si karakteri i marrëdhënieve në prodhim, format e organizimit të prodhimit shoqëror, kushtet e transportit, burimi i krahëve të punës etj.) të rretheve. Në RPS të Shqipërisë janë krijuar kushte për shtrirjen e studiuar dhe optimaie të industrisë nga ana territoriale. Sh. T. e I. bëhet sipas disa parimeve kryesore, si afrimi i industrisë pranë burimeve të lëndëve të para, lëndëve djegëse dhe qendrave të konsumit të produktit industrial; shtrirja sa më e njëtrajtshme e industrisë sipas rretheve dhe rajoneve të ndryshme të vendit; zhvillimi i specializuar dhe sa më kompleks i industrisë së rretheve; zhdukja e disnivelit tekniko-ekonomik nëpërmjet ngritjes së nivelit ekonomik e kulturor të rretheve më pak të zhvilluara; forcimi i pavarësisë ekonomike dhe i aftësisë mbrojtëse të vendit.
(V.Mi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shpërndarja Territoriale E Industrisë
[cite]