SHPELLA E DRAGOBISË


SHPELLA E DRAGOBISË
✤ Shpellë karstike në Alpet Shqiptare, në rrethin e Tropojës, në VP të fshatit me të njëjtin emër, monument natyre. Shtrihet nga e djathta e luginës së Valbonës. në lartësinë afro 1000 m, tek lagjja Paskollatë. Është formuar në gëlqerorët e dolomitet e triasit dhe ka pamjen e një guve. Ndodhet midis pyjeve të ahut, në një pozicion mjaft të mbrojtur. Këtu është strehuar Heroi i popullit, Bafram Curri (shih), që u vra tradhtisht nga mercenarët e A. Zogut.

(Gj.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shpella E Dragobisë


[cite]