SHPELLA E GADIMËS


SHPELLA E GADIMËS
✤ (Shpella e Mermertë). Shpellë karstike në Kosovë, në L të fushës së Kosovës. 3 km nga rruga Prishtinë-Shkup, në afërsi të Lipjanit, në fshatin e Gadimës së Poshtme. Është formuar nga veprimtaria tretëse e ujit mbi mermerin, dhe si e tillë mund të jetë e vetmja që njihet në botë. Përbëhet nga korridore, galeri e salla të mbushura me stalaktite, stalagmite, shtylla e kolona dhe shumë stoli të tjera me bukuri të rrallë. Janë hulumtuar rreth 1500 m, që përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të saj. Shpella ka vlera shkencore dhe turistike.

(P.Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shpella E Gadimës


[cite]