SHPELLA E HAXHI ALISË


SHPELLA E HAXHI ALISË
✤ Shpellë bregdetare në skajin VP të Karaburunit midis kepit të Gjuhëzës dhe kepit të Gallovecit. Është formuar në gëlqerorët e dolomitet e kretakut nga gërryerja detare dhe nga proceset karstike të tretjes së shkëmbinjve nga ujërat e shiut. Ka formën e një tuneli me gjatësi 30 m në brendi të steresë dhe me lartësi 10-15 m. Gjerësia e hyrjes është 10 m. Thellësia e ujërave në hyrje është 10 m. Emrin e ka marrë nga detari Hajdii Alia, që e ka shfrytëzuar si vend strehimi.

(Me.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shpella E Haxhi Alisë


[cite]