SHPENDËT SHTEGTARË


SHPENDËT SHTEGTARË
✤ Shpendë, të cilët shkojnë për të qëndruar një periudhë vjetore në një vend dhe pas kësaj largohen përsëri. Këto janë «udhëtime» të rregullta /të përvitshme (në pranverë nga J drejt V, në vjeshtë nga V drejt J). Shpendët që vijnë në Shqipëri për të dimëruar (vijnë në tetor-nëntor dhelargohen në shkurt-mars e më vonë) janë shumë: të familjes së rosave dhe patave (Anatidae, shih pata e egër, rosa e egër); të familjes së shapkave: shapka (Saolopax L.), kojlika (Numenius Bris.), këmbëqlritha (Tringa L.) etj., si dhe mjaft lloje harabelësh (Passeriformes) etj. Këto lloje shpendësh nuk zhvendosen larg vendeve të folezimit (grupi i shtegtarëve në largësi të shkurtër). Shpendët verues që ndërtojnë fole në Shqipëri (vijnë nga fundi i shkurtit-marsi-prilli dhe largohen përsëri në shtator-tetor) janë kryesisht zogj të rendit të harahelëve, si bishttundësit (Motacilla L.), mizakapës (Muscicapa Bris.), bilbaltha (Sylvia Scop.), fishkëlluesit (Phylloscopus Boie); të tjerët të familjes së lejlekëve: lejleku (Ciconia Bris.), kojliku i zi (Plegadis Kaup.); të familjes së pupëzave (Upupidae), të qyqeve (Cuculidae) etj. Këto lloje Sh. Sh. dimërojnë shumë larg. Shumica e Sh. Sh. dimërues janë objekt gjuetie dhe çmohen për mishin e shijshëm; veruesit vlerësohen për dobinë që i sjellin ekonomisë fcujqësore dhe pyjore si ngrënës të insekteve etj.

(F.L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shpendët Shtegtarë


[cite]