SHPRESA
✤ (1921-4924). Klub demokratik, arsimor, kulturor e politik që ushtroi veprimtarinë e vet në Gjirokastër, kundër «Lidhjes së bejlerëve e agallarëve». Është quajtur edhe klubi i «Opingarëve», meqë kishte për simbol një palë opinga, që personifikonin masat e punonjësve. Organi i vet ishte gazeta Drita (shih) që drejtohej nga Veli Hashorva (shih). Kundër bejlerëve çifligarë e agallarëve të Gjirokastrës vepruan edhe grupe të ndryshme demokratike si «Bruci», «Guna», «Vatra». Sh. arriti rezuitate të mira gjatë fushatave të zgjedhjeve për organet e larta të pushtetit më 1921 dhe më 1923. Veprimtarinë e vet antifeudale e përforcoi sidomos gjatë Revolucionit të Qershorit 1924. Me vendosjen e regjimit zogist Sh. ndërpreu veprimtarinë e saj.
(L.D.)
✤ (1923). Revistë e përmuajshme: letrare, artistike e sportive, në gjuhën shqipe me një shtojcë në frëngjisht. U botua në Korçë si organ i Lidhjes së studentëve të Liceut të Korçës. Numri i parë doli në mars 1923 dhe vijoi deri në qershor 1925 (gjithsej .17 numra). .Bashkëpunuan kryesisht nxënësit dhe mësuesit e liceut. Mbajti qëndrim përparimtar, përkrahu Revolucionin demokratik borgjez të qershorit 1924.
(P.Pe.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shpresa
[cite]