SHQIPËTARI


SHQIPËTARI
✤ (1909). Gazetë e përjavshme politike, shoqërore e kulturore në gjuhën shqipe, turke dhe frënge. Numri i parë doli më 31.12.1909 në Stamboll, vijoi 64 nr. me ndërprerje deri nga fundi i vitit 1910. E drejtonte Dervish Hima (shih) me kryeredaktor Hilë Mosin (shih). Mbrojti të drejtat kombëtare të popullit shqiptar e i dha ndihmesë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të atyre viteve.

(Z.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shqipëtari


[cite]