SHQIPONJA
✤ (Aquila chrysaetos L.). Shpend i madh i familjes Aquilidae, me trup të gjatë 76-89 cm, me ngjyrë të trupit të murrme, me puplat gjatore në ngjyrë ari në pjesët e prapme të qafës, me sqep të zi të kthyer, kërcinjtë të pupluar dhe gishtërinjtë të verdhë me kthetra të forta, me peshë deri 8 kg. Sh. është e përhapur në hemisferin V në Evropë deri në Mesdhe, në Azi deri në Himalajë, në Amerikë deri në është e përhapur pothuaj në të gjithë territorin, por është e rrallë. Pëlqen vendet e larta të veçuara e të ashpra, si dhe pyjet e mëdha. Ndërton fole në shkrepa ose mbi drurë të lartë. Bën zakonisht 2 vezë. Ushqehet me gjitarë të ndryshëm (lepuj, dhelpra etj.), shpendë (thëllëza, fazanë etj.), sidomos të sëmurë ose të plagosur, rrallë edhe me kafshë të ngordhura, duke ndihmuar kështu në pastrimin e natyrës. Jeton 50-70 vjet. Mbrohet me ligj. Si shpend i fuqishëm i maleve mbahet nga shqiptarët si simbol i lirisë e i trimërisë, që ndeshet dendur në folklor e në letërsi, ndërsa në punimet artistike popullore dhe në flamurin kombëtar është stilizuar me dy krerë.
(I.Ze.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shqiponja
[cite]