SHTËPIA—MUZE E HAXHI QAMILIT


SHTËPIA—MUZE E HAXHI QAMILIT
✤ U përurua më 1982 në shtëpinë ku ka lindur Haxhi Qamili (shih) në lagjen Xhemeta të fshatit Sharrë (Tiranë). Është rindërtuar siç ka qenë me tri dhoma dhe qilarin me mullirin e vajit. Materialet e paraqitura pasqyrojnë momentet më të rëndësishme të kryengritjes fshatare të viteve 1914-1915 të udhëhequr nga Haxhi Qamili dhe luftën që bëri fshatarësia e Shqipërisë së Mesme në mbrojtje të Atdheut të pavarur nga copëtimi imperialist. Lënda historike është gërshetuar edhe me materiale etnografike kryesisht të fshatit tiranas.

(R.Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shtëpia—Muze E Haxhi Qamilit


[cite]