SHTËPIA QENDRORE E USHTRISË POPULLORE


SHTËPIA QENDRORE E USHTRISË POPULLORE
✤ Instiiucion kulturor i Ushtrisë Popullore. U krijua në ditët e para pas Çlirimit të vendit si shtëpi e oficerëve, me funksion kryesor trajtimin ushqimor të oficerëve dhe organizimin e veprimtarisë kulturore-argëtuese të tyre. Në vitin 1946 veprimtaria e SHQU u zgjerua në pesë sektorë: i kulturës (i shkollave), i fotofilmave, artistik, i •fizkulturës dhe i prapavijës. Në vitet e mëpastajshme SHQU iu shtuan edhe sektori i krijimtarisë letraro-artistike, i muzeve, i arteve figurative dhe ai i kinematografisë. Në vitin 1975 sektorët e krijimtarisë letraro-artistike, arteve figurative, ki-nematografisë dhe ai i ushqimit social iu hoqën.

SHQU zhvillon një veprimtari të gjerë politiko-kulturore për edukimin revolucionar dhe zgjerimin e horizontit kulturor e tekniko-shkencor të ushtarëve e kuadrove dhe drejton trupat artistike profesioniste të ushtrisë.

(D.T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shtëpia Qendrore E Ushtrisë Popullore


[cite]