SHTËPITË E FOSHNJËS
✤ Institucione shëndetësore edukative të posaçme ku strehohen deri në moshën 3 vjet foshnjat, të cilat kanë mbetur pa prindër ose i kanë me sëmundje të rrezikshme
Sh. e F. drejtohen nga mjekë pediatër, të cilët ndihmohen nga infermiere të ‘ përgatitura me kurse të veçanta, si dhe nga personel tjetër i nevojshëm. Për mirërritjen e fëmijëve kryhet një punë e kualifikuar, veçanërisht për zhvillimin e tyre fizik, psikomotor dhe për parandalimin e sëmundjeve. Sipas rastit këto foshnje tërhiqen nga prindët kur u krijohen kushte familjare të përshtatshme. Fëmijët pa prindër kalojnë në shtëpitë e fëmijës >ose adoptohen sipas ligjit.
(Se.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shtëpitë E Foshnjës
[cite]