SHTABI I PËRGJITHSHËM


SHTABI I PËRGJITHSHËM
✤ Organi bazë për çështjet operative dhe të planëzimit në sferën e ndërtimit, përgatitjes dhe përdorimit të Ushtrisë Popullore, si dhe për përgatitjen e pajisjen luftarake të Forcave Vullnetare të Vetëmbrojtjes Popullore. Hyn në përbërjen organizative të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Në kohë paqeje harton dhe përpunon planin e luftës popullore, përpunon Artin Ushtarak të Luftës Popullore, planëzon drejtimin e organizimin e masave të gatishmërisë luftarake dhe fë mobilizimit ushtarak (shih), bashkërendon zhvillimin e hazës materialo-teknike e përgatitjen e vendit për luftë. Në kohë lufte ndjek dhe studion situatat luftarake, përgatit e drejton zbafimin e planeve, urdhrave, udhëzimeve për zhvillimin e operacioneve e veprimeve luftarake, kontrollon zbatimin e direktivave të Këshillit të Mbrojtjes dhe të urdhrave të Komandantit të Përgjithshëm të FA të RPSSH (shih). SHP në Shqipëri zë fill me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH (shih). I udhëhequr nga PPSH, vija e saj marksiste-leniniste, airektivat e Këshillit të Mbrojtjes e mësimet e sh. Enver Hoxha, SHP kryen me vigjilencë të lartë detyrat për mbrojtjen e fitoreve të revolucionit e socializmit në RPSSH.

(P-R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shtabi I Përgjithshëm


[cite]