SHTABI I PËRGJITHSHËM I UNÇSH


SHTABI I PËRGJITHSHËM I UNÇSH
✤ Organi më i lartë i udhëheqjes politike dhe ushtarake të UNÇSH. Krijimi i Shtabit të Përgjithshëm ishte një nga kërkesat e domosdoshme, me rëndësi të madhe historike për të kaluar në kryengritjen e përgjithshme të armatosur, hallkë kryesore e të cilës ishte Ushtria e rregullt NÇ, Sh. i P. i UNÇSH u krijua me hismën e KQ të PKSH, me vendim të Këshillit të Përgjithshëm NÇ më 4.7.1943, në Labinot të Elbasanit. Më 10 korrik Këshilli i Përgjithshëm me një proklamatë të posaçme, njoftoi popullin për këtë ngjarje të rëndësishme. Kjo ditë hyri në histori si dita e themelimit të Ushtrisë Popullore të Shqipërisë. Sh. i P. përbëhej nga 12 anëtarë, midis të cilëve Enver Hoxha, Myslim Peza, Spiro Moisiu, Haxhi Lieshi, Mustafa Xhani, Ramadan Çitaku, etj. Komandant i tij u zgjodh Spiro Moisiu, Komisar politikshoku Enver Hoxha, Sekretar i Përgjithshëm i PKSH (sot PPSH). Komandanti dhe komisari politik përbënin komandën eprore të UNÇSH.

Struktura e Sh të P. të UNÇSH ishte: shtabi operativ, komisariati politik, komisariati ekonomik, seksioni i brendshëm dhe seksitJni i shëndetësisë. Shtabi operativ përbëhej nga komandanti dhe komisari politik, si dhe nga dy specialistë të tjerë ushtarakë të caktuar prej tyre. Detyrat më të rëndësishme të Sh. të P. ishin: organizimi i UNÇSH, udhëheqja strategjike dhe operative e saj, përpunimi i taktikës së luftës popullore dhe udhëheqja e kësaj lufte në rrugën revolucionare marksiste-leniniste.

Krijimi i Sh. të P. dhe organizimi prej tij i UNÇSH bënë të mundur drejtimin e centralizuar të saj dhe udhëheqjen e sigurt të kryengritjes së përgjithshme që kishte filluar në Shqipëri, zbatimin në një shkallë më të gjerë e më të thellë të parimeve e të rregullave të luftës popullore.

Në Kongresin e Përmetit për përsosjen e mëtejshme të ndërtimit organizativ të UNÇSH dhe njësimin e udhëheqjes së lartë të saj, u vendos që të krijohej Komanda e Përgjithshme e UNÇSH (shih).

(I.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shtabi I Përgjithshëm I Unçsh


[cite]