SHTIKA
✤ Fshat në rrethin e Kolonjës (V). Qendër e fshatit të hashkuar që përfshin edhe fshatrat: Butkë, Bezhan, Kozel, Milec, Pepellash, popullsia gjithsej 1010 banorë. Në J të Sh., në Mosinicë ndodhen tri tuma ilire. Në Butkë kanë lindur patriotët: Sali, Gani, Iljaz e Muharrem Butka dhe ka qenë qendër e çetave patriotike për Kolonjën. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Fshatrat e Sh. mcrën pjesë në Luftën ANÇ, dolën mjaft partizanë. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Është qendër e koop. së bashkuar «Shkëmbi i bletës^ që është formuar më 1970. Ka drejtim kryesor të ekonomisë prodhimin e drithërave të bukës dhc rritjen e bagëtive të imëta. Sh. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore. njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shtika
[cite]