SHTYLLA MEDAR
✤ (1907-1963). Veprimtar shoqëror 5 shtetëror, patriqt antizogist e antifashist, pjesëmarrës aktiv në Luftën ANÇ dhe ndërtimin socialist të vendit. Nënkryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë. Lindi më 28.2.1907 në një familje me ndjenja patriotike antizogiste. Mbasi kreu studimet e larta për veterinari dha ndihmesë të çmuar për organizimin e shërbimit zooteknik e veterinar në Shqipëri. Pas themelimit të PKSH u hodh në veprimtari antifashiste, veçanërisht
për krijimin e këshillave nacionalçlirimtarë. Konferenca II NÇ e Labinotit (1943) e zgjodhi anëtar të Këshillit të Përgjithshëm ANÇ; në Kongresin e Përmetit (1944) u zgjodh anëtar i kryesisë së KANÇ me detyrën e përgjegjësit për sektorin e ekonomisë. Në mbledhjen e KANÇ në Berat u emërua ministër i ekonomisë (1944-1946). Anëtar i PKSH në vitin 1949.
Pas Çlirimit ka kryer detyra të rëndësishme shoqërore e shtetërore. Ministër i Shëndetësisë (1955-1963), kryetar i Kuvendit Popullor (legj. IV). Dha ndihmesë sidomos për zhvillimin e mjekësisë shqiptare dhe për përgatitjen e kuadrove mjekësorë.
Deputet në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat (1945-1963).
(M.I.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shtylla Medar