Sibila Sibilë/-a:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Zakonisht në shumës. Parathënëse të fatit në mitologjinë e vonët greke. Fjalë e përbërë, e formuar prej dy rrënjësh:“sio”-“teo”-“dio”, të tria me kuptimin “Zot”; si dhe “bula”, “vula”, me kuptimin “vullnet”. Fj. për fj. “sibilë” do të thotë “shprehëse e vullnetit të Zotit”. Njihen si profetesha të lashtësisë. Janë 10 sibila dhe secila ka një emër e një shërbim, sikurse dhe muzat. Sibilat paralajmëruan ardhjen e Krishtit dhe çlirimin e botës prej mëkateve, prej aktit të flijimit të tij. Për këtë arsye, sibilat, megjithëse nuk kanë libër në përbërje të Biblës (“Dhjatës së Vjetër”), zënë vend të gjerë në shkrimet teologjike. P. Bogdani u kushton sibilave një prej shkallëve të ligjëratave të tij tek “Çeta e profetëve”. Sibilat tek Bogdani marrin emra arbërorë:Sibila Hasnjanja (e Hasit), Sibila Scodrensis (e Shkodrës), Sibila e Shkupit, e Kosovës etj.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]