SIIKOLLA E LARTË USHTARAKE E AVIACIONIT


SIIKOLLA E LARTË USHTARAKE E AVIACIONIT
✤ Institucion i lartë mësimor ushtarak për përgatitjen e kuadrit të aviacionit të Ushtrisë Popullore të RPSSH. U krijua më 13.5.1962. Përgatit pilotë, tekpikë avioni (radioje, armatimi e pajisjesh elektrike). Kuadrot e parë u përgatitën me program dyvjeçar, kurse pas vitit 1964 programet e shkollës për disa specialitete u bënë 3-vjeçare. Në vitin 1976 SH. e L. U. e A. për t’iu përgjigjur më mirë detyrave në rritje të armës së aviacionit, u bë institu.cion ushtarak i lartë mësimor me program 3-vjeçar për të gjitha specialitetet. (N.Du.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Siikolla E Lartë Ushtarake E Aviacionit


[cite]