SYRI I KALTËR
✤ Burimi më i fuqishëm i ujërave karstike nga merr zanafillën Bistrica (shih) afër fshatit Muzinë (rrethi i Sarandës), që shpërthen nga shpati P i Malit të Gjerë. S. i K. ndodhet nën nivelin e luginës së Drinosit dhe është shkarkim kryesor i Malit të Gjerë që përmban shumë ujëra karstike, sidhetë një pjesetëpellgut të Drinos. Është burim ngjitës, me ujëra të freskëta e të kaltra, me prurje mesatare vjetore 6 m3/sek, i rrethuar me bimësi të dendur, me gjelbërim të përhershëm. Në afërsi të S. të K. ndodhen dhe burime të tjera më të vogla dhe të gjithë së hashku kanë një prurje mesatare vjetore prej 17.7 m3/sek.
(R, S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Syri I Kaltër
[cite]