Sistemi i riprodhimit
Ndërkohë që organizmi ynë kryen pa u ndalur veprimtarinë e tij jetësore, shumë qeliza e inde vjetërohen gjatë përdorimit. Por këto zëvendësohen vazhdimisht me të reja. Kjo ndodh sepse, me përjashtim të disa rasteve të veçanta, për të cilat do të flasim në zërat e mëpastajme, të gjitha qelizat kanë aftësinë të riprodhohen. Në organizmin tonë ky lloj riprodhimi ndodh pa pushim.
Krahas këtij riprodhimi që ndodhnë nivelin e qelizave, ka edhe një riprodhim në një shkallë më të lartë: trupi ynë ka aftësinë të riprodhojë një krijesë të re të gjallë të ngjashme me vetveten. Në trupin tonë ekzistojnë disa organe të posaçme që formojnë atë që quhet sistemi i riprodhimit, mbi të cilin mbështetet jeta dhe vazhdimësia e saj.