Sistemi i qarkullimit të gjakut

Sistemi i qarkullimit të gjakut

Lëndët e ndryshme energjetike, që njeriu i nxjerr nga ushqimet me anën e aparatit tretës, dhe oksigjeni i ajrit që përvetëson me anën e mushkërive, duhet që të shpërndahen sa të jetë e mundur më shpejt, në të gjithë organizmin, në çdo qelizë të tij. Këtë punë e kryen gjaku me ndihmën e sistemit të qarkullimit të gjakut.

Sistemi i qarkullimit të gjakut është i përbërë nga një mori tubash me diametër të ndryshëm, që quhen arterie dhe vena. Gjaku, i ngarkuar me lëndë energjetike dhe me oksigjen, shtyhet nga zemra nëpër arteriet e ndryshme, ndahet nëpër disa kanale shumë të imëta që quhen kapilarë, furnizon me lëndët e nevojshme qelizat dhe pastaj, pasi merr me vete mbeturinat që jashtëqisin qelizat, hyn në vena dhe merr rrugën e kthimit. Gjaku i venave, pasi pastrohet nga mbeturinat dhe pasurohet me lëndët e nevojshme, rifillon përsëri rrugën e tij nëpër arteriet. Ky është qarkullimi i gjakut, që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për jetesën e njeriut.

Trupi — Ynë

[cite]