Sistemi muskulor

Sistemi i eshtrave dhe sistemi muskulor janë të lidhur shumë ngushtë ndërmjet tyre: në fakt muskujt janë ata që vënë në lëvizje eshtrat. Në trupin e njeriut numërohen rreth 800 muskuj. Në sajë të tyre ne arrijmë të lëvizim këmbët, duart dhe gishtërinjtë, kokën dhe trungun; gjithashtu në sajë të tyre lëvizin ushqimet në aparatin tretës dhe lëviz gjaku nëpër arterie.

Në trupin tonë, atje ku ndodh një lëvizje, sado e vogël, do të thotë se ka një muskul që punon. Lëvizja dhe puna e trupit tonë është e lidhur me muskujt. Edhe tani janë muskujt e quajtur okulomotorë që lëvizin sytë tuaj e që ju lejojnë te lexoni këto rradhë.

Trupi — Ynë

[cite]