SISTEMI UNIK I EBUKIMIT FIZIK


SISTEMI UNIK I EBUKIMIT FIZIK
✤ Tërësia e formave shtetërore e shoqërore për zhvillimin e kulturës fizike e të sporteve në RPSSH. Bazat e tij janë hedhur me Vendimin e KQ të PPSH dt. 6.VI.1949. Qëllimi është të sigurohet përgatitja fizike e masave të gjera punonjëse dhe sidomos e brezit të ri, si pjesë e zhvillimit të gjithanshëm të njeriut. Edukimi fizik përfshihet në programet e të gjitha kategorive të shkollave. Kuadrot dhe sportistët përgatiten sipas një sistemi unik në shkolla sportive. Veprimtaritë kombëtare zhvillohen ‘sipas kalendareve ‘sportive. Organizimi dhe drejtimi bëhen nga Komiteti i Kulturës Fizike dhe i Sporteve (shih), si dhe nga BFSSH (shih), në bashkëpunim me organizatat e masave. Në S. U. itë E. F. përfshihen edhe veprimtaritë në radhët e Ushtrisë Popullore dhe në institucionet shëndetësore.

(A. J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sistemi Unik I Ebukimit Fizik


[cite]