SIXHILATET
✤ Regjistra të zyrës së kadiut. Deri në reformat e Tanzimatit në S. shënohej e gjithë korrespondenca me organet qendrore të shtetit dhe aktet e administratës lokale lidhur me shpërndarjen e detyrimeve shtetërore, ankesat e paditë për konflikte të ndryshme, problemet e organizimit të jetës qytetare, ngjarjet politike, emrat e personave që përqafonin fenë islame etj. Pas Tanzimatit në S. shënoheshin vetëm proceset gjyqësore. S. më të vjetër të ruajtur edhe më të plotë janë S. e Elbasanit (1580 -shek XIX) dhe të Beratit (fillim i shek. XVII) 1626), kurse nga S. e Korçës, Tiranës, Peqinit, Lezhës, Ulqinit, Gjirokastrës kanë mbetur vetëm disa regjistra që u përkasin shek. XIX — fillim i shek. XX.
Rëndësi kanë sidomos S. e Beratit që janë seria më e plotë në Gadishullin Ballkanik. Me vlerë të veçantë janë edhe S. e Manastirit, të cilët përfshijnë material edhe për viset shqiptare. Për të dhënat me karakter politik, ekonomik, juridik, ushtarak, arsimor, kulturor, etnografik etj., S. janë nga burimet kryesore vendëse për historinë e Shqipërisë.
(P. Th.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sixhilatet
[cite]