SKËNDERBEGASI


SKËNDERBEGASI
✤ Fshat në rrethin e Gramshit (J), në vijën ujëndarëse midis Tomorricës dhe Devollit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Kullollasi, Narta, Harunasi, Bletasi, popullsia gjithsej 1950 banorë.. S. dëshmohet si vendbanim në shek. XVI. Më parë njihej me emrin Shëmberdhenj, Këshilli NÇ u ngrit në mars 1943. Këtu (në qafën e Kashtës) gjatë operacionit të qershorit 1943 është zhvilluar një betejë e ashpër. U çlirua në korrik 1944. S. është qendër e koop. së bashkuar. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, të duhanit, rriten të imëtat dhe gjedhët. S. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Skënderbegasi


[cite]