
SKEMA E SHFRYTËZIMIT HIDROENERGJETIK TË LUMIT DRIN
✤ Studim i kryer nga sektori i studimeve të HEC-eye (që sot përfshihet në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve të Hidroeentraleve) gjatë viteve 1961-1963 për shfrytëzimin më të leverdishëm energjetik të Drinit. Sipas kësaj skeme në 1. Drin parashikohet ndërtimi i pesë HEC-eve; i Skavicës, «Drita e Partisë» në Fierzë, «Enver Hoxha» në Koman, i Vaut të Dejës dhe i Bushatit, me fuqi të përgjithshme 1.8 milionë kW që japin një energji vjetore prej 6.5 miliardë kWh. Janë ndërtuar dhe vënë në shfrytëzim HEC i Vaut të Dejës, HEC «Drita e Partisë» në Fierzë dhe është duke përfunduar HEC «Enver Hoxha» në Koman (J.Ç.-E. Gj. -J. Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Skema E Shfrytëzimit Hidroenergjetik Të Lumit Drin
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "SKEMA E SHFRYTËZIMIT HIDROENERGJETIK TË LUMIT DRIN" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/skema-e-shfryt%c3%abzimit-hidroenergjetik-t%c3%ab-lumit-drin