SKENA DHE EKRANI


SKENA DHE EKRANI
✤ (1980). Revistë tremujore artistike e shoqërore e ilustruar. Organ i Komitetit të Kulturës e të Arteve. Numri i parë doli në shkurt 1980. Trajton probleme teorike e praktike të krijimtarisë e të interpretimit në teatër, kinematografi, televizion, estradë, operë, ‘balët, në teatrin e kukullave dhe në cirk. Boton edhe krijimtari të zgjedhur letrare-drama e skenarë për film artistik. Ndër rubrikat e tjera të përhershme janë edhe:

autori dhe personazhi, shfaqjet premierë, figura të shquara të skenës dhe të ekranit, portrete artistësh, nëpër skenat e artistëve amatorë. Vend zë edhe kritika e pikëpamjeve borgjezo-revizioniste në teatër e kinematografi.

(N. Gje.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Skena Dhe Ekrani


[cite]