SKENA E FËMIJËVE


SKENA E FËMIJËVE
✤ (1962). Botim dymujor i Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore. Numri i parë doli më 1962 në trajtë broshure botuar me titujt «Teatri i shkollave», «Teatri i fëmijëve» dhe «Teatri i kopshteve». Më 1969 u quajt «Bota e fëmijëve» dhe që nga v. 1975 mban titullin e sotëm. Boton pjesë teatrale, pjesë për teatrin e kukullave, skeçe, montazhe letraro-artistike, programe për mbrëmje tematike, këngë, valle, tablo muzikore për grupet amatore të shkollave, kopshteve, shtëpive të pionierit e teatrot e kukullave.

(Aq. M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Skena E Fëmijëve


[cite]