Stërgjyshi i liqenit të Madh të Kripur

Stërgjyshi i liqenit të Madh të Kripur

Liqeni Bonvil në Amerikë është një shembull që tregon sesi një liqen i madh, praktikisht një det i brendshëm, mund të zhduket për shkak të ndryshimit të klimës. Gjatë periudhave të akullnajave ky liqen zinte gjysmën perëndimore të shtetit Utah dhe kishte një thellësi prej afro 300 metrash. Në atë kohë klima e asaj zone ishte më e lagësht dhe përrenjtë e vinin në vend atë sasi uji që humbiste nga avullimi. Por nglngadalë klima u bë më e thatë; tani prurja e ujit nga lumenjtë nuk e përballonte më humbjen që ndodhte për shkak të avullimit. Në këtë mënyrë niveli i ujit filloi të binte.
Sot liqeni Bonvil njihet me emrin Liqeni i Madh i Kripur. Sipërfaqja e tij është sa një e treta e sipërfaqes që zinte liqeni Bonvil në kohën e akullnajave. Thellësia e tij mesatare sot është 3,5 metra. Rreth e rrotull shtrihen fusha të gjera të thara e me kripë në këmbët e vargmaleve që ngrihen përreth liqenit; në shpatet e këtyre maleve gjenden gjurmët e brigjeve të dikurshme, në një lartësi 300 metra mbi. nivelin e sotëm të ujit. Liqeni i sotëm nuk i derdh ujërat e veta në asnjë lumë. Për të vazhduar jetën e tij ai ka nevojë për çdo pikë ujë që bie në të gjatë shirave të pakta dhe që sjellin përrenjtë. Në rast se klima bëhet pak më e thatë, liqeni mund të zhduket fare.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]