STADIUMI KOMBËTAR QEMAL STAFA


STADIUMI KOMBËTAR QEMAL STAFA
✤ Stadiumi kryesor e më i madh i vendit. Filloi të udërtohej më 1941, por u përfundua vetëm pas Çlirimit më 1946 me punën vullnetare të rinisë së Tiranës, mori emrin e udhëheqësit të saj zëshmor Qemal Stafa (shih). U përurua me Lojërat e para ballkanike të pasluftës. Fusha futbollit është 105×68 m, pista e vrapimeve për 5 atletë është 400 m. Ka vendet për hedhje e kërcime, mjediset dhe pajisjet e tjera për sporhstët e për stërvitje. Tribuna perëndimore është e mbuluar. Më 1974 iu bë një shtesë tribunës lindore dhe numri i vendeve nga 12.000 u rrit në 20.000.

(O. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Stadiumi Kombëtar Qemal Stafa


[cite]