STANDARDIZIMI
✤ Proces i përcaktimit të kërkesave cilësore, të normave, përmasave, simboleve, metodikave e rregullave në prodhimin material e shërbimet komunale. Është mjet i rëndësishëm për vlerësimin e cilësisë së produkteve e të mallrave që qarkullojnë brenda dhe jashtë vendit; luan një rol aktiv për zbatimin e disiplinës teknoiogjike dhe organizimin shkencor të prodhimit, me qëilim që të nxitë përmirësimin e cilësisë dhe zbatimin e metodave e proeeseve të përparuara teknologjike, mekanizimin e automatizimin, kursimin e punës shoqërore.
Instituti i Standardizimit në Shqipëri e ka nismëh me krijimin e ndërmarrjeve shtetërore socialiste me llogari më vete (1947) dhe përbëhet nga organizma të posaçme shtetërore.
RPS e Shqipërisë është anëtare e Organizatës .Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO) me qendër në Gjenevë.
(M. Ma.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Standardizimi
[cite]