STAVILECI SADIK


STAVILECI SADIK
✤ (1915-1942). Militant komunist, veprimtar i shquar i lëvizjes komuniste dhe i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Gjakovë në një familje të varfër. Përqafoi idetë komuniste që në bankat e shkollës teknike të Tiranës dhe u hodh në veprimtari revolueionare. U arrestua më 1938 dhe u dënua me burgim nga gjyqi që organizoi regjimi i Zogut në janar 1939 kundër elementëve komunistë. Torturat dhe vuajtjet e burgut e bënë tuberkuloz. Anëtar i PKSH që me themelimin e saj. Anëtar i Komitetit të parë qarkor të PKSH për Shkodrën, dha ndihmesë të madhe në veprimtarinë ilegale të këtij qarkori. Komiteti Qendror Provizor i PKSH e thirri në Tiranë (1942), ku punoi pa u lodhur sidomos për demaskimin e veprimtarisë përçarëse të A. Lulos e S. Premtes. Mori pjesë në shumë aksione të njësiteve guerile, ku u shqua për trimëri e vendosmëri. Ra heroikisht në luftë të pabarabartë me fashistët italianë e tradhtarët në Kodrën e Kuqe në Tiranë, më 7.10.1942 (shih: Lufta e Kodrës së Kuqe).

(F. La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Stavileci Sadik


[cite]