Stefan Lasko

Stefan Lasko

shqiptar ortodoks Stefan Lasko (1900-1975) ka lindur në Malëshovë, më dy shtator të vitit 1900. Pasi emigroi në SH.B.A, më 20 qershor të vitit 1949 u hirotonis prift në kishën e Shën Gjergjit në Boston. Me kërkesën e Imzot Fan Nolit, në vitin 1965 Stefan Lasko u dërgua në Shqipëri për tu bërë episkop. Duhet theksuar se në atë kohë Imzot Theofani ishte i sëmurë rëndë dhe dëshironte që të linte një pasardhës. Stefan Lasko u dorëzua në gradën episkopale më 20 mars të vitit 1965 në kishën e Shën Spiridhonit në qytetin e Durrësit, prej Kryehirësisë së Tij, Imzot Paisit, Imzot Kirillit dhe Imzot Damianit. Imzot Stefan Lasko ishte hierarku i fundit që u dorëzua në gradën episkopale në Shqipëri, sepse më pas vijoi persekutimi ndaj fesë. Pas vdekjes së Nolit, Imzot Stefani udhëhoqi grigjën e shqiptarëve të Amerikës duke dorëzuar priftërinj shqiptarë. Ndër ta mund të përmendim atë Artur Liolinin si dhe peshkopin Nikon. Imzot Stefan Lasko fjeti përgjithmonë më 30 prill të vitit 1975. Ceremonia e përshpirtëshme u zhvillua në Katedralen e Shën Gjergjit në Boston. Ai u varros pranë varrit të Imzot Theofan Nolit në varrezat e Forest Hillsit të Bostonit.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Kristofor Beduli, At Marko Papajani dhe shënimet e tij, Tiranë 2004. faqe 42.
2-Celebrating 100 years 1908- 2008, Albanian Oethodox Archdiocese in Amerika.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]