TËRBUFI


TËRBUFI
✤ Kënetë e dikurshme në Myzeqe, në pjesëa veriore të rrethit të Lushnjës, një nga më të —ëdhatë e Shqipërisë para çlirimit (rreth 8000 ha.) kiie vatër mushkonjash që përhapnin malarjen rër gjfthë trevën dhe qe bërë simbol i prarsmbetjes e i mjerimit të fshatarësisë myzeqare

gjatë regjimeve antipopullore. Tharja dhe bonifikimi i plotë i T. ishte një nga veprat e para dhe më të mëdhatë të pushtetit popullor pas Çlirimit. Me punimet që përfunduan në fillim të viteve 60, u përfituan 8150 ha tokë e re dhe u përmirësuan 7000 ha të tjera. Në vendin ku ndodhej më parë këneta e T. sot shtrihen toka nga më pjelloret e Myzeqesë, njëkohësisht kanë ndryshuar rrënjësisht kushtet e jetesës për banorët. (P. G.)

✤ Fshat në rrethin e Lushnjës (VP), i ngritur në ish-kënetën e Tërbufit më 1957. Popullsia 3800 banorë. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Plug (shih). Ka drejtim kryesor prodhimin e drithit dhe rritjen e gjedhit. T. dallohet për prodhimin e qumështit dhe në tufa të veçuara janë marrë deri 6600 litra për lopë. Fshati ka shkollë 8-vjeçare, shkollë të mesme bujqësore, vatër kulture, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tërbufi


[cite]