TATIMET
✤ Kategori financiare e rëndësishme karakteristike për shoqërinë e ndarë në klasa sntagoniste. Në kapitalizëm T. shprehin marrënnënie të shfrytëzimit suplementar kryesisht të —onëtorëve dhe fshatarëve nga shteti në procesin e rishpërndarjes së të ardhurave kombëtare. T. përfaqësojnë përvetësimin me detyrim dhe pa kompensim nga shteti të një pjese të së ardhurave kombëtare dhe zbatohen kryesisht mbi mëditjen e punëtorit dhe të ardhurat e bujkut, për tl përdorur si burim për mbulimin e shpenzimeve me karakter joprodhues e antipopullor që bën shteti kapitalist, për të mbajtur në këmbë aparatin shtypës, për të mbrojtur rendin borgjez, pronën private kapitaliste si dhe për t’i siguruar klasës në fuqi fitime maksimale. Nga pikëpamja financiare T. përbëjnë burimin më me rëndësi të të ardhurave të buxhetit të shtetit kapitalist. Në vendin tonë T. janë përdorur për një kohë nga shteti i diktaturës së proletariatit, politika tatimore është përdorur si një armë për kufizimin e prirjeve të zhvillimit kapitalist në qytet dhe në fshat, si dhe për likuidimin e klasave shfrytëzuese. Qysh nga viti 1969 në RPSSH janë shfuqizuar të gjitha T. nga popullsia. (S. Hi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Tatimet
[cite]