TAULANTËT
✤ Fis ilir, banorë të ultësirës bregdetare nga Auloni (Vlora) deri në Dyrrah. Përmenden si fqinjë të Dyrrahut që nga shek. VI p.e.r. me qendrat e tyre Adria dhe Sesaret. Rreth vitit 430 p.ë.r. shtrijnë përkohësisht sundimin e tyre edhe mbi Dyrrahun. Në shek. IV u paraqitën si një bashkësi më vete në përbërjen e mbretërisë ilire: në vitin 335 p.e.r. morën pjesë në luftën e Pelionit kundër Aleksandrit të Maqedonisë. Pas kësaj mbreti i tyre Glaukia (shih) u vu në krye të mbretërisë ilire, si themelues i një dinastie të re, duke pasur Klitin (shih), përfaqësuesin e fundit të dinastisë së Bardhylit. Gjatë luftërave të mbretërisë ilire kundër Romës emrl i T. nuk përfillet në burimet. Në tokat e tyre përmendet një fis tjetër, ai i parthinëve (shih). Për herë të fundit T. rishfaqen në kryengritjen kundër perandorit bizantin Honorit, i cili i shtypi me anë të mercenarëve gotë.
Një tjetër fis me emrin T. ka banuar në J të 1. Narenta, si fqinjë me dalmatët dhe pyrejtë. U pushtuan nga Roma më 168 dhe bënë kryengritje më 35 p.e.r.
(N. C.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Taulantët
[cite]