TEATRI I OPERËS E I BALETIT


TEATRI I OPERËS E I BALETIT
✤ Institucion kombetar, muzikor e koreografik. U krijua në nëntor 1953 mbi bazën e Filarmonisë (shih). Në periudhën e parë u vunë në skenë një varg veprash rë rëndësishme të literaturës operistike përparimtare botërore dhe disa balete. Duke filluar nga viti 1960 T. i O. e i B. filloi të vërë në skenë veprat e para kombëtare. Ky institucion ;ep një ndihmesë të madhe për zhvillimin e artit rperistik e të baletit kombëtar. Trupa e tij në bashkëpunim me autorët shqiptarë ka realizuar një numër të madh veprash, midis të cilave dhe disa balete për fëmijë.

(Al.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Teatri I Operës E I Baletit


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "TEATRI I OPERËS E I BALETIT" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/teatri-i-oper%c3%abs-e-i-baletit