TEATRI ANTIK
✤ Ndërtim i hapur për ahfaqje dramash e komedish. Në Shqipëri nga periudha antike njihen teatrot e Apolonisë (shek. IV p.e.r.), i Bylisit, i Nikajës, i Foinikës, i Butrintit, i Ambrakisë, i Dodonës, i Kasopesë. T. A. përbëhei nga shkallarja, orkestra dhe skena. Shkallarja, ku qëndronin shikuesit mbështetej në thellimet harkore të shpateve të kodrave. Numri i vendeve të shikuesve luhatej nga 8000 në Apoloni dhe Bylis, në 1000 në Nikajë. Në qendër të shkallares, poshtë, ndodhej orkestra rrethore ku qëndronte kori, pjesëmarrës aktiv në shfaqje. Para orkestrës vijonte një platformë e ngritur (proskena) ku jepej shfaqja. Pas saj ishte skena. Një veçori e teatrove në Apoloni, Bylis, Dodonë është portiku, në anën e pasme të skenës.
Në shek. I e.r. vijoi përdorimi i teatrove të rrskhëguara dhe u ngrit rishmë ai i Orikut për 90 spektatorë. I një kohe kur romakët nuk zdërtonin teatro të përhershme, ai afron si skemë me teatrin helenistik. Nga fillimi i shek. II mdërtohen skenat e T. të trashëguara (Apoloni, Jrlnike, Bylis, Butrint). Iu përshtatën kërkesave A reja duke e kthyer orkestrën në plate për shimesit, duke e ulur lartësinë e palkut skenik dhe nke rritur në lartësi me dekor të pasur ballin e skenës. Në këtë kohë ndërtohet krejt i ri teatri . Hadrianopolit (i Sofratikës). Feja kristiane në rrsk. IV i ndaloi shfaqjet teatrale dhe si pasojë Y.A. u braktisën.
(A. B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Teatri Antik