TEATRI MIGJENI SHKODËR


TEATRI MIGJENI SHKODËR
✤ Teatër profesionist i qytetit të Shkodrës. U krijua më 1949 nga teatri amator. Lëvizja teatrore amatore në Shkodër ka pasur tradita që para Çlirimit.

Teatri e filloi aktivitetin me pjesë të dramaturgjisë përparimtare botërore. Në gjysmën e dytë të viteve 60 epërsinë e mori dramaturgjia kombëtare.

Karakteristikë e kësaj trupe është interpretimi i figurave të malësorëve, i karaktereve të fortë dhe ruajtja e intonacioneve popullore shkodrane.

(Me. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Teatri Migjeni Shkodër


[cite]