TEATRI PARTIZAN
✤ Lindi dhe u zhvillua në zjarrin e Luftës ANÇ me interesimin e drejt Shfaqje e një grupi teatral parlizan përdrejtë të PKSH (sot PPSH). U zhvillua si një teatër i tipit të ri për edukimin patriotik e revolucionar të masave. Dha ndihmesë pëE propagandimin e Luftës dhe bashkimin e popullit rreth programit të Partisë. Veproi në mal, në qytete dhe në burg.
Teatri në mal përfaqësohej nga veprimtaria e grupeve artistike të njësive partizane. Në qytet përfaqësohej nga veprimtaria e grupeve të rinisë dhe pionierëve, që jepnin shfaqje në ilegalitet në oborret, hajatet dhe kopshtet e shtëpive, ku zhvilloheshin mbledhje të ndryshme politike të masave. Nganjëherë këto grupe, sidomos rinia shkollore, shfrytëzonin edhe shfaqje legale para masës, siç ishte rasti i përgatitjes së «Vilhelm Telit» të Shilerit më 1943 nga nxënësit e gjimnazit të Tiranës, shfaqja disa herë e dramës «Triumfi i Lirisë» nga normalistët e Elbasanit dhe disa shfaqje në qytete të tjera. Teatri në burg përfaqësohej nga shfaqjet që organizoheshin brenda burgjeve të fashizmit nga të burgosurit politikë.
T. P. që në fillim pati karakter të theksuar klasor revolucionar. Tematika dhe problematika e tij diktoheshin nga vetë lufta për çlirim. Në shfaqjet e T.P. u shpalos heroizmi masiv popullor, heronjtë e tij, komunisti, partizani, punëtori, fshatari i varfër, vepronin në skenë me partishmëri dhe me idealet e revolucionit popullor. Me këtë përmbajtje të re T. P. u bë zanafilla ‘ e teatrit të ri shqiptar të realizmit socialist.
(A. Ga.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Teatri Partizan