THJERRËZA


THJERRËZA
✤ (Lens culinaris. Med.). Bimë barisitore njëvjeçare, e familjes hishtajore (Leguninosae) e lartë 15-70 cm, me gjethe çiftpendore r:e 2-5 palë gjethëza, me lule blu të vendosura rë vile, me bishtajë të rremë me 2-4 fara rs vogla e të shtypura. Paraqitet nga dy rënlloje: 1) macrosperma Bar., me fara të rrëdha (diam, 5,5-9 mm), kërcell 40-70 cm re lartë, gjethe çiftpendore me gjethëza vemke; 2) microsperma Bar., me fara të vogla rim. 3.5-4 mm); kërcell 15-35 cm të lartë, gje’iëza të vogla e të zgjatura. Kokrrat e këtij renlloji janë gjetur së bashku me ato të grurit dhe të elbit në zhulimet e e Maliqit.

Kultivimi i Th. është i përhapur kudo, në vendin tonë më shumë në zonat kodrinore e malore të rretheve Korçë, Peshkopi, Pogradec, Gjirokastër e Dihër. Kokrrat e Th. kanë vlera ushqimore të rëndësishme, ato përmhajnë në 100 gr 340-350 kal, 22-24% proteina dhe 56-60% karbohidrate, janë të pasura me fosfor, kalium, hekur etj. Përmbajnë vitaminat Bj, B,. dhe . PP. Kashta është ushqim i mirë për hagëtinë pasi përmb; kurse byku rreth 20%.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Thjerrëza


[cite]