THETHI
✤ Fshat malor në rrethin e Shkodrës (VL), në V të luginës së Shalës, në afërsi të kullotave alpine. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Shalë (shih). Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ është ngritur në gusht 1944. Th. ngriti i pari në zonë koop, bujqësore më 16.10.1957. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, janë zhvilluar edhe pemëtaria e vreshtaria. Th. ka shkollë 8-vjeçare, muze etnografik, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Në lagjen Ndërlysaj është ndërtuar një hidrocentral, që shfrytëzon ujërat e 1. të Shalës, Është i pari fshat malor i lidhur me rrugë automobilistike me Shkodrën (1935), Sot T’n. është i përmendur edhe si një qendër kombëtare turistike, është ngritur një kamp pushimi për punoniësit.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Thethi
[cite]