THYERJA TËRTHORE SHKODËR-PEJË


THYERJA TËRTHORE SHKODËR-PEJË
✤ Brez thyerjesh të thella tërthore i rendit të parë, një nga më të njohurit në trevën e rrudhosur alpine mesdhetare, me shtrirje PJP-LVL, që ndan Albanidet (shih). Gjatë zhvillimit të saj palecgjeografik, me sa duket, ka qenë një thyerje transformuese e lashtë, e cila kufizonte nga J shtrirjen e Zonës së Alpeve Shqiptare (shih) dhe ishte nyje lidhëse e saj me nënzonën e Cukalit, të cilës i ka kushtëzuar dhe shtrirjen VL.

Shkëputjet e mëvonshme, sidomos ato neotektonike të pliocenit e të kuaternarit, e kanë kokiavitur strukturën e saj, kështu që sot ajo është një zonë shkëputjesh tektonike gjatësere e tërthore ndaj shtrirjes së saj, të cilat vënë në kontakt tektonik Zonën e Alpeve Shqiptare me atë të Mirditës e të Krastë-Cukalit. Th.T.Sh.P. është vepruese edhe në ditët tona, siç vihet në dukje nga tërmetet e regjistruara gjatë shtrirjes së saj.

(Sh.AL.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Thyerja Tërthore Shkodër-Pejë


[cite]